Lajme

Bill Gates: Muajt e ardhshëm më të këqijtë e pandemisë


Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, fondacioni i të cilit ka qenë pjesë e përpjekjes për të zhvilluar dhe shpërndarë vaksinat COVID-19, ka paralajmëruar që katër deri në gjashtë muajt e ardhshëm mund të jenë më të këqijtë e pandemisë së  koronavirus.

Në javët e fundit të dhjetorit, Sh.B.A ka përjetuar raste rekord të larta, vdekje dhe shtrime në spital.  Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 206 mijë e 799, duke e cuar numrin e përgjithshëm në 14 milonë 320 mijë e 436.

“Mendova se SHBA do të bënte një punë më të mirë duke e trajtuar atë”, tha të dielën Gates, i cili në 2015 kishte paralajmëruar botën për një pandemi të tillë.

Mjerisht, katër deri në gjashtë muajt e ardhshëm mund të jenë më të këqijtë e pandemisë. Parashikimi i IHME (Instituti për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit) tregon mbi 200 mijë vdekje shtesë.

“Nëse do të ndiqnim rregullat, për sa i përket mbajtjes së maskave dhe mos përzierjes, mund të shmangim një përqindje të madhe të atyre vdekjeve” tha Gates, bashkëkryetari i Fondacionit Bill dhe Melinda Gates, për CNN.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore