Lajme

Bieber kritikon Indeksin e Demokracisë së “Economist” ku Kosova s’ishte përfshirë


Florian Bieber

Drejtori i Qendrës për studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Graz, Florian Bieber, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter, ka kritikuar Indeksin e Demokracisë për vitin 2021 të publikuar nga Njësia e Inteligjencës së revistës prestigjioze “The Economist” duke quajtur atë si “Indeks i çuditshëm i demokracisë”.

Bieber, është çuditur nga fakti se si Kosova nuk është përfshirë në këtë listë e ndërsa ka pyetur se në çka është bazuar indeksi në fjalë kur e ka renditur Serbinë si shtetin më të mirë sa i përket vlerave demokratike në Ballkanin Perëndimor.

“”Indeks i çuditshëm i demokracisë nga ‘The Economist’. Kosova ende nuk shpërfillet derisa rendisin Serbinë më mirë sesa Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut në aspektin e procesit zgjedhor dhe pluralizmit [politik]. Pse nuk përfshihet Kosova dhe cila është baza për ta renditur Serbinë më të mirën në Ballkanin Perëndimor për sa i përket demokracisë? Nuk përputhet me indekset e tjera dhe as me realitetin””, ka shkruar Bieber në Twitter.

Ndryshe me 10 shkurt revista britanike “The Economist” ka publikur Indeksin e Demokracisë e cila bën matjen e gjendjes së demokracisë bazuar në proceset zgjedhore, funksionimin e qeverisë, participimit politik, kulturës politike dhe lirive qytetare.

Në këtë Indeks, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë në pragun e  “demokracive me të meta”.

Shqipëria dhe Serbi janë në po atë kategori e ndërsa Bosnja kategorizohet si “regjim hibrid”.

Ndryshe Kosova nuk është përfshirë fare në këtë majte, njëjtë edhe si në vitin e kaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore