Rajoni

Bie numri i migrantëve në ishujt grekë gjatë 2020-tës


Numri i personave që kalojnë në mënyrë të paligjshme nga shteti i Turqisë drejt ishujve grekë në Egjeun Lindor, ka rënë ndjeshëm gjatë vitit 2020-të.

Ndërkohë që në vitin 2019-të, rreth 59 mijë e 700 migrantë mbërrinin drejt ishullit të Lesbos, Samos, Chios, Kos dhe Leros-it, numri i tyre përgjatë vitit 2020-të ra me pothuajse 9 mijë e 700 persona.

“Ne bëmë një përpjekje dhe arritëm të frenonim fluksin e migrantëve”, ka thënë ish-zëvendësministri për migracionin në Greqi, Giorgos Koumoutsakos.

Në fillim të vitit 2020-të, më shumë se 42 mijë migrantë jetonin në kampet e mbipopulluara të pritjes, në Lesbos, Chios, Samos, Leros dhe Kos.

Sipas Autoritetit Grek të Koordinimit të Azilit, në këtë periudhë ka rreth 17 mijë migrantë në këto ishuj.

Për më tepër, kufijtë detarë me Turqinë tani po monitorohen më nga afër./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore