Lajme

Biden ndalon naftën ruse në SHBA


Presidenti i Amerikës, i mbështetur në mënyrë bipartizane nga Senati dhe Kongresi i SHBA-ve, ka vendosur të ndalojë çdo hyrje të naftës ruse në territorin amerikan, duke shteruar kështu çdo mundësi të importimit të saj.

“Ky është një vendim bipartizan”, theksoi Biden. Aleatët tanë ndërkaq, mund të mos jenë në të njëjtat pozita me ne mbi këtë çështje”.

Në fakt, vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë e pranon se Evropa është shumë më e varur nga nafta ruse, teksa SHBA-të janë eksportues neto.

Kështu, ky vendim nuk ndikon shumë në shtetin më të fuqishëm në botë.

Gjithsesi, hapa po merren, sipas tij, për të vijuar aksionin e unifikuar kundër Vladimir Putinit dhe nëse Evropa do t’i bashkohet të njëjtës mënyrë sanksionimi, duhet parë.

Ndër të tjera, presidenti amerikan ka folur edhe për pasojat që sanksionet e Perëndimit kanë pasur deri tani mbi Rusinë.

“Një rubël vlen më pak se sa një qindarkë dollar”, iu referua Biden valutës ruse.

“Shërbimet bankare po rëndohen dita-ditës, me shërbimet e kartave Visa dhe Mastercard, të cilat iu bashkuan sanksioneve dhe i ndërprenë veprimet në Rusi”.

Mbi ndihmat humanitare, ai theksoi se ato do të vijojnë në mënyrë të pandalshme. I gjithë Perëndimi do të veprojë në unison ndaj Moskës dhe nuk do t’i kursejë masat më të ashpra, siç e ka treguar ndër dy javët e fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore