Lajme

Biden lëshon urdhrin ekzekutiv për kriptovalutat


Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka udhëzuar agjencitë federale që të koordinojnë përpjekjet e tyre në hartimin e rregulloreve të kriptomonedhave.

Përpjekja “e gjithë qeverisë” për të rregulluar industrinë e kriptove përqendrohet në mbrojtjen e konsumatorit, stabilitetin financiar, përdorimet e paligjshme, udhëheqjen në sektorin financiar global, përfshirjen financiare dhe inovacionin e përgjegjshëm.

Urdhri ekzekutiv, i pari i këtij lloji që fokusohet ekskluzivisht në sektorin në rritje të aseteve digjitale, i drejton agjencitë federale të menaxhojnë më mirë punën e tyre.

Një zyrtar i lartë i administratës, me një ton neutral për asetet digjitale, duke u thënë gazetarëve se rritja e sektorit të kriptomonedhave mund të kërcënojë sistemin financiar të SHBA-së, sigurinë kombëtare ose stabilitetin e biznesit.

Pa “mbikëqyrje të mjaftueshme”, kriminelët mund të përdorin kriptomonedha për të pastruar fondet ose për t’iu shmangur sanksioneve.

Sipas zyrtarit, afërsisht 40 milionë amerikanë, ose 16% e popullsisë totale të SHBA-ve, kanë investuar ose janë duke tregtuar në kriptovaluta.

Mbrojtja e investitorëve

Paqëndrueshmëria e Crypto-s u përmend si një çështje që mund të dëmtonte investitorët nga një zyrtar i administratës, i cili vuri në dukje se çmimi i Bitcoin (BTC) në fillim të pandemisë COVID-19 ishte rreth 10 mijë e 300.

Çmimi arriti kulmin afër 70 mijë dollarë në nëntor, përpara se të binte përsëri në vjeshtën e 2021-shit dhe fillimin e vitit 2022.

Luhatjet e tregut të kriptovalutave

“Presidenti ka paraqitur një qasje gjithëpërfshirëse të qeverisë për të kuptuar jo vetëm rreziqet makroekonomike, por edhe mikroekonomike, me rrezikun për çdo individ, investitor dhe biznes që angazhohet me këto asete”, tha zyrtari.

“Mbrojtja e investitorëve është një qëllim kryesor”, shpjegoi zyrtari.

Një pjesë e kësaj përpjekjeje do të përfshijë të kuptuarit e teknologjisë që mbështet asetet digjitale.

Një pjesë tjetër do të përfshijë kuptimin e dobësive në sistemin aktual financiar dhe cilat fusha nuk u shërbejnë aktualisht të gjithë konsumatorëve.

Konsumatorët mund të përballen me një “infrastrukturë të vjetruar të pagesave”, e cila do të ishte e ngadaltë ose e papërdorshme. Zyrtari tha se kjo ishte “veçanërisht e vërtetë” për pagesat ndërkufitare.

“E ardhmja e parasë”

Një pjesë e urdhrit drejton Departamentin e Thesarit të SHBA-ve të hartojë një raport mbi “të ardhmen e parave dhe sistemeve të pagesave”.

Raporti ndërinstitucional do të analizojë ndikimin e kriptomonedhave në rritjen ekonomike dhe financiare, përfshirjen financiare, sigurinë kombëtare dhe “shkallën në të cilën inovacioni teknologjik mund të ndikojë në të ardhmen”.

Raporti duhet t’i përgjigjet gjithashtu pyetjes së mëparshme se sistemi aktual financiar i plotëson ose jo nevojat e konsumatorëve.

Imazh ilustrues
Imazh ilustrues

Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, tha se raporti do të plotësojë përpjekjet ekzistuese të Departamentit të Thesarit për të analizuar sektorin e kriptomonedhës.

Yellen, në deklaratën e saj, tha se mbikëqyrësi i stabilitetit financiar do të shikojë çdo rrezik të mundshëm të paraqitur nga sektori i kriptomonedhave “dhe do të vlerësojë nëse ekzistojnë tashmë masat mbrojtëse të përshtatshme”.

Dollari digjital

Urdhri ekzekutiv gjithashtu do t’u kërkojë agjencive të vlerësojnë sesi SHBA mund të emetojë një monedhë digjitale të bankës qendrore, “nëse emetimi konsiderohet në interes kombëtar”.

Në këtë, urdhri lidhet me përpjekjet e vazhdueshme të Rezervës Federale për të studiuar emetimin e dollarit digjital.

Degët e bankës qendrore kanë publikuar raporte të shumta në muajt e fundit, duke vlerësuar si çështjet politike, ashtu edhe ato teknologjike që duhet të marrin përgjigje përpara se të mund të emetohet një monedhë digjitale e Bankës Qendrore (CBDC).

Banka Qendrore e SHBA-ve
Banka Qendrore e SHBA-ve

Më shumë se 100 vende tashmë po i konsiderojnë CBDC-të, tha zyrtari i administratës, me raste të përdorimit që përfshijnë si transaksionet e brendshme, ashtu edhe përdorimin ndërkombëtar.

“Shumë nga këto vende po punojnë gjithashtu së bashku për të vendosur standarde për dizajnin e CBDC-së dhe sistemet ndërkufitare”, tha zyrtari.

Urdhri ekzekutiv i Biden do t’i kërkojë Fed-it, si dhe çdo agjencie apo departamenti tjetër përkatës brenda qeverisë federale, të shikojnë rreziqet e mundshme të një CBDC, përveç përfitimeve të mundshme.

Implikimet për sigurinë kombëtare, të drejtat e njeriut dhe përfshirjen financiare janë faktorë të tjerë që këto agjenci do të duhet të marrin në konsideratë për t’iu përgjigjur pyetjes nëse lëshimi i një CBDC-je është në interesin kombëtar.

Privatësia e dollarit mbetet një çështje kyçe.

Marrë nga Coindesk, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore