Jetesë & Stil

Beyonce prezanton koleksionin e saj më të ri “Halls of Ivy”


“Halls of Ivy” është koleksioni i fundit i artistes Beyonce, publikuar në adidas.com.

Ky bashkëpunim i yllit me famë ndërkombëtare përmban gjithsej 89 veshje, 11 bizhuteri dhe katër lloje modele këpucësh.

Këtë herë, Beyonce ka menduar edhe për fëmijët.

Gjatë prezantimit të koleksionit, përveç modeleve, ishin edhe vajzat Blue Ivy 9-vjeçare dhe Rumi 4-vjeçare.

Në pasarelë, gjatë prezantimit të koleksionit, ishin edhe fëmijë të tjerë, si: Natalia Bryant, vajza e të ndjerit Kobe Bryant, dhe fëmijët e Reese Witherspoon, Ava dhe Deacon Phillippe.

Koleksioni prej kohësh pritej nga fansat e këngëtares, pasi “ai ka çmime të arsyeshme”.

Çmimet variojnë nga 45 dollarë deri në 600 dollarë.

Së fundmi, diva e muzikës pop është kritikuar nga fansat e saj.

Kritikat kanë ardhur pas një reklame që Beyonce ka realizuar së bashku me reperin Jay Z. për markën e bizhuterive Tiffany & Co.

Në reklamë, ngjyra e lëkurës së këngëtares, dukej më e bardhë dhe ndjekësit kanë komentuar se ajo duket si një “evropiane e bardhë”.

Në vitin 2008, ylli, e cila u lind dhe u rrit në Teksas nga babai i saj afrikan dhe nëna me raca të përziera, u përball me polemika, për shkak të ndryshimit të lëkurës e cila u shfaq në një ngjyrë më të barhdë se zakonisht, lehtë në një reklamë për L’Oreal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore