Lajme

Besnik Boletini kryetari i ri i Bordit të RTK-së


Bordi i RTK-së

Me shtatë vota për Besnik Boletini, është zgjedhur kryetari i ri i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Në mbledhjen e parë konstituive të këtij bordi në të cilën kanë marrë pjesë dhjetë anëtarë përmes votimit të fshehtë, përveç kryetarit është zgjedhur edhe nënkryetarja, Arta Berisha.

Me propozimin e kryetarit, bordi ka adresuar një kërkesë te menaxhimenti i RTK-së për të marrë të dhëna të detajuara mbi gjendjen e RTK-së në aspekte të veçanta në një afat të caktuar.

“Të dhënat sipas kontratës, për secilin punëtor sipas njësive, kontratat për shërbime dhe ato mbi vepër për të gjithë punëtorët. Kohën kur ato kanë filluar dhe kur përfundojnë, kontratat që RTK i ka aktualisht me produksionet e jashtme dhe mënyrën e pagesës, listën e borxheve që i ka RTK-ja ndaj secilit subjekt, raportin financiar të marketingut, ku përfshihen të gjitha kontratat e marketingut që aktualisht i ka RTK-ja”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Ndryshe me më 6 dhjetor 2021, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur tetë anëtarë të bordit të RTK-së.

Për një pozitë të anëtarit të bordit të RTK-së kanë qenë të propozuar nga komisioni ad hoc dy kandidatë.

Anëtarët e zgjedhur janë: Besnik Boletini, Driton Hetemi, Bekim Sele, Safet Kabashaj, Fatime Lumi Qehaja, Arta Berisha, Albulena Mehmeti dhe Shukrije Rama.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore