Lajme

Besnik Bislimi paska gënjyer


Besnik Bislimi dhe Born Berge

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, përmes një cicërime në rrjetin e tij social në Twitter ka përgënjeshtruar Zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, duke thënë se në takimin e nëntë marsit, “nuk është diskutuar çështja e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”.

“Fatkeqësisht kjo nuk është përshkrim korrekt i asaj çfarë kam deklaruar në takim në lidhje me aplikimijn e mundshëm për në Këshill të Evropës”, ka shkruar Berge në Twitter.

Ndryshe, Bislimi një ditë më parë kishte shkruar në rrjetin e tij social në Twitter se në takim me Berge, kanë diskutuar për aplikimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

“I kënaqur që takova Bjorn Bergen gjatë qëndrimit në Strasbourg, që mirëpriti iniciativën e Kosovës për aplikimin për pranim në Këshill të Evropës. Diskutimi jonë u fokusua edhe në vënien në pah të progresit të Kosovës, reformat dhe harmonizimi me vlerat evropiane dhe politikat e jashtme”, ka thënë Bislimi në Twitter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore