Lajme

Bërnabiç në përpjekje për ta arsyetuar shefin: Vuçiç-it s’ia ka lidhur duart askush


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, i ka reguar ish-ambasadorit amerikan në Kosovës, Philip Kosnett, duke u përpjekur për ta justifikuar presidentin e saj nga, siç tha ajo, se “nuk e ka zgjedhur Putinin para Perëndimit”.

Këtë reagim Bërnabiç e bëri në platformën Twitter, duke shkruar se “Vuçiç nuk i ka duart e lidhura nga askush”.

“Presidenti Vuçiç nuk e zgjodhi Putin në vend të Perëndimit, dhe as nuk fshehet pas askujt, dhe as nuk ka thënë se asnjëherë se i ka duart e lidhura. Ai zgjodhi ligjin dhe parimet ndërkombëtare, interesin serb dhe paqen”, ka shkruar Ana Bërnabiç.

Sipas saj, vendimet e Vuçiç janë “lidership”.

“Kur është puna te mesazhet morale, as mos fillo”, iu drejtuar Bërnabiç ambasadorit amerikan.

Të dielën, Philip Kosnett përmes një cicërime në Twitter deklaroi se “duket që Vuçiç zgjodhi Putinin në vend të Perëndimit”, dhe tha se Presidenti i Serbisë “po fshehet prapa Kishës”.

Kosnett tha se “kjo nuk është lidership por frikë morale”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore