Përballje

Berisha shkëlqen me gol dhe asistim në fitoren e Fenerbahce-s (VIDEO)


Futbollisti nga Kosova, Mërgim Berisha, po kalon momente shumë të mira në karrierën e tij.

Këtë e dëshmoi edhe në ndeshjen e xhiros së katërt të grupeve në Ligën e Evropës, ku ndihmoi ekipin e tij Fenerbahce të fitojë me rezultat 0:3 në udhëtim te belgët e Antwerp.

Berisha në këtë takim dhuroi një asistim shumë të bukur te goli i dytë i cili u realizua nga Max Meyer, si dhe shënoi golin e tretë me një goditje volej brenda zonës, kështu duke i dhuruar ekipit të tij tre pikë.

Kurse golin e parë për ekipin nga Stambolli, e realizoi Hakan Yandas në minutën e tetë të takimit.

Më këtë fitore, klubi turk pozicionohet në vendin e tretë të Grupit D, me pesë pikë të grumbulluara, një më pak se vendi i dytë Olympiacos.

Kujtojmë që sulmuesi kosovar u transferua te Fenerbahce gjatë afatit të fundit kalimtar veror nga Salzburg, për shumën e 5 milionë eurove.

23-vjeçari deri më tani ka zhvilluar 12 ndeshje në të gjitha garat me ekipin turk, prej të cilave ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar dy asistime.

Sa i përket kombëtareve, Berisha ka luajtur për grupmoshat U21 të Gjermanisë, ku ka realizuar 13 paraqitje, duke gjetur rrjetën një herë.

Mirëpo, sipas lajmeve të që qarkulluan, ai brenda një kohe të shkurtë pritet t’i bashkohet kombëtares së Kosovës.

Vlera në treg e Mërgim Berishës, llogaritet të jetë rreth 10 milionë euro.

https://www.youtube.com/watch?v=4CuoHXLyjI4&ab_channel=BeinSportsMa%C3%A7%C3%96zetleri

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore