Shqipëria

Berisha: Protesta e 7 korrikut, gjigante


Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat theksoi se protesta e 7 korrikut, do të jetë masive.

“Kam një numër. Do të jetë gjigante, masive. Por nuk merrni dot kurrë nga unë parashikime në përqindje dhe numër. Skenarët e protestës janë të qarta. Është betejë për lirinë dhe kundër padrejtësive të mëdha”, u shpreh ai.

Gjithashtu, paralajmëroi që policia të mos bëjë presion dhe mos t’i provokojë protestuesit.

“Një thirrje për çdo shqiptar të bashkohet nesër në protestën e 7 korrikut, për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin e Edi Ramës dhe qeveritarëve të qeverisë së tij nga pushteti. Situata është jashtëzakonisht e ndezur. Pakënaqësi dhe urrejtja për këtë qeveri ka rrokur qiellin. Pandjeshmëria e saj është gjithashtu po kaq e madhe”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore