Përballje

Benfica bëhet ekipi i parë çerekfinalist në Ligën e Kampionëve


Benfica e ka siguruar pa problem çerekfinalen e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Portugezet e deklasuan ekipin e Club Brugge në ndeshjen e dytë të fazës së 1/8-ve të finales me rezultat 4:0, derisa takimi i parë i zhvilluar në Belgjikë kishte përfunduar në të mirë të Benfica-s me rezultat 0:2.

Vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë, kur në minutën e 38-të shënoi Rafa Silva pas asistimit të Goncalo Ramos.

Ndërsa ky i fundit u përkujdes për epërsinë e dyfishtë të ekipit të tij në pjesën e parë, kur krejt në fund shënoi një gol të bukur pas asistimit të ish-futbollistit të Inter-it, Joao Mario-s.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2:0, derisa edhe ajo e dyta foli e tëra në favor të portugezëve.

Golin e tretë e shënoi përsëri Ramos i asistuar nga Alejandro Grimaldo në minutën e 57-të.

Ndërsa goli i katërt i tyre erdhi në minutën e 71-të nga Joao Mario, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërkaq, goli i fundit i Benfica-s erdhi në gjashtë minuta më vonë, kur David Neres shënoi vetëm tre minuta pasi hyri në lojë.

Ndërkaq, një minutë para përfundimit të ndeshjes, belgët e shënuan golin e vetëm në këto dy ndeshje me anë të Bjorn Meijer.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore