Shqipëria

Benet Beci thellon fitoren në Shkodër, mbeten për t’u numëruar edhe 60 kuti


Shkodra po dëshmon ndoshta fitoren më të paparashikueshme të Partisë Socialiste me kandidatin Benet Beci.

Beci udhëheq ndaj Bardh Spahisë bindshëm me 8 mijë e 474 vota me 60 kuti të mbetura për t’u numëruar (187 nga 247 Qendra Votimi në total).

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” ka regjistruar vetëm 40.12 për qind të votave, 59.88 për qind Benet Beci nga ana tjetër.

Bardh Spahia (kryetari aktual) shpalli ditën e djeshme fitoren, por sot kandidati socialist Benet Beci vetëm po e thellon rezultatin drejt fitores.

Një bastion i të djathtëve, Shkodra shpalli fitues Spahinë edhe në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Ndërkaq këtë herë ajo duket se ka votuar majtas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore