Sport

Ben Chillwell i nënshtrohet operimit në ligamentet e gjurit, humbet sezonin


Mbrojtësi i majtë i Chelsea-s, Ben Chillwell, do t’i nënshtrohet operacionit në ligamentet e gjurit.

Ky operacion do t’i kushtojë anglezit gjithë sezonin.

25-vjeçari pritej që të kthehej në aksion në muajin janar, por pas procesit të rehabilitimit – së bashku me doktorët ai vendosi që t’i nënshtrohej operacionit.

Chillwell lëndoi ligamentet e gjurit në muajin nëntor, gjatë ndeshjes që Chelsea e fitoi 4-0 përballë Juventus-it.

Klubi shpresoi që ai të mos futej ‘nën thikë’, por tani kjo duket e pamundur.

Anglezi e nisi sezonin shumë mirë, duke arritur që të shënoj edhe katër gola dhe ta ndihmojë klubin e tij në secilin repart.

Lëndimi i tij i ka goditur shumë blutë, që ende nuk po arrijnë të gjejnë formulën e duhur për ta zëvendësuar.

Alonso nuk po arrin që të shfaqë performancat e duhura – andaj Chelsea po kërkon një mbrojtës në Janar.

Momentalisht, Chelsea po konsideron rikthimin e Emerson Palmieri ose transferimin e Lucas Digne nga Everton.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore