Stil

Bella Hadid shndërrohet në një tullace në koleksionin vjeshtor “Heaven” të Marc Jacobs-it


Modelja, Bella Hadid dukej jashtë kësaj bote, ndërsa u shndërrua në një A.I. robot në koleksionin e ri “Heaven”, të disenjatorit amerikan, Marc Jacobs.

Bella u shfaq në një seri fotosh të frymëzuara nga bota fanta-shkencore, e veshur vetëm me të brendshme si forca të blinduara dhe me copëza argjendi nëpër të gjithë trupin, shkruan DailyMail, transmeton AlbanianPost.

Një pamje tjetër e tregoi modelen nga mbrapa teksa ishte ulur plotësisht nudo, me vetëm një palë vathesh të argjendtë dhe një tentakulë aliene argjendi që i mbështillej nga shtylla kurrizore.

Bella – e cila kohët e fundit u dha fansave një përditësim për betejën e saj me sëmundjen Lyme – gjithashtu pozoi me çizmet Kiki të markës së bashku me një fund xhins mini dhe një bluzë rozë.

Pamjet e tjera në fushatën futuriste e treguan atë duke pozuar përkrah një binjakeje kibernetike dhe duke puthur një robot.

Fotot janë shkrepur nga Carlijn Jacobs dhe stiluar nga Danielle Emerson, derisa fushata shfaq “Kiki Group” – të përshkruar nga marka si “një shumëllojshmëri e veshjeve të gatshme dhe aksesorëve që shfaqin kodet e dizajnit të Kiki”.

Koleksioni përfshin gjithashtu një ribotim të çantës “Cuffz Handbag” të preferuar nga Y2K, e cila u lançua për herë të parë në vitin 2004.

Koleksioni përmban kontribute nga artistja Eri Wakiyama, stilisti Linz Shelton i Cuffz nga Linz dhe artisti i tatuazheve Keegan Dakkar.

Xhirimi vjen pasi Hadid foli për luftën e saj afatgjatë shëndetësore me sëmundjen Lyme dhe njoftoi se është “më në fund e shëndetshme”.

Në përditësimin e saj shëndetësor në fillim të këtij muaji, Hadid foli për shëndetin e saj pas më shumë se një dekade përpjekjesh dhe trajtimesh, duke përfshirë edhe sëmundje kronike dhe pothuajse 15 vjet vuajtje të padukshme.

Ajo gjithashtu ndau mirënjohjen e saj për nënën e saj që ishte aty në ato kohë të vështira.

“Faleminderit mamasë sime që mbajti të gjitha të dhënat e mia mjekësore, që më qëndroi pranë, nuk la kurrë nga ana ime, më mbrojti, mbështeti, por mbi të gjitha, që më besoi gjatë gjithë kësaj”, ka shkruar ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore