Lajme

Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të Vushtrrisë


Xhafer Tahiri dhe Ferit Idrizi

Kryetari i ri i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nga Partia Demokratike e Kosovës, zyrtarisht ka pranuar detyrën e kryetarit të kësaj komune në ceremoninë zyrtare të pranim dorëzimit të detyrës, gjatë ditës së hënë të gjashtë qershorit.

Tashmë ish-kryetari i Vushtrisë, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Xhafer Tahiri, ka mirëpritur Idrizin në zyrën e tij me ç’rast edhe formalisht e ka dorëzuar detyrën e kryetarit të Vushtrrisë.

Idrizi, në anën tjetër ka falënderuar Tahirin, për mikpritjen dhe kulturën e lartë, ndërsa ky i fundit është shprehur i gatshëm për ta ndihmuar Idrizin kur do që t’i kërkohet.

Kryetari i ri i Vushtrrisë, ka bërë të ditur se do t’i vazhdoj të gjitha projektet e filluar nga qeverisja e Tahirit.

Në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të 14 nëntorit, Ferit Idrizi tashmë Kryetari i Vushtrrisë, kishte arritur të grumbullojë 53,13 për qind e votës popullore, ndërsa kandidati i LDK-së për Kryetarë të Komunës së Vushtrrisë, kishte arritur të fitoj vetëm 46,87 për qind të votës në total.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore