Shqipëria

Begaj apel qytetarëve për një të ardhme më të pastër


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj – në Ditën Ndërkombëtare të Tokës – ka përcjellë një mesazh, ku nxit qytetarët të përkujdesen për mjedisin.

Kjo, në dobi të jetesës së fëmijëve të tyre dhe të ardhmes së përbashkët.

Begaj u ka drejtuar thirrje qytetarëve të vendit të mos qëndrojnë indiferent përballë emergjencës së ndryshimeve klimatike.

“Çdo hap i vogël drejt zgjidhjeve të qëndrueshme është një hap i madh për shëndetin e planetit tonë”, ka shkruar ai në një postim në mediat sociale.

“Kundër plastikës, për një të ardhme më të pastër!”, ka vijuar thirrja e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore