Stil

Bebe Rexha ka një mesazh për të gjithë


Këngëtarja e njohur me famë shqiptare, Bebe Rexha, ka folur gjithmonë hapur për format e saj trupore, që shpesh janë bërë shkak për paragjykim nga persona të tjerë.

Më herët ajo ka rrëfyer se ka pasur stilistë që nuk kanë preferuar të punojnë me të, për shkak të trupit të saj dhe formave të kolme. Mirëpo këto fjalë nuk kanë ndikuar asnjëherë tek artistja, përkundrazi e kanë bërë ta dojë akoma më shumë trupin e saj.

Së fundmi ajo ka dhënë një mesazh me shumë vlerë për të gjithë njerëzit, që duhet të ndihen mirë nën lëkurën e tyre. Bebe ka postuar në Instagram një foto të saj, ku bien në sy linjat trupore dhe ka shkruar dy fjalë për të gjithë ata që duan të duken si yjet e televizionit.

Ajo ka treguar se dhe vetë më herët përpiqej të ndiqte imazhin e tyre, por tashmë ka kuptuar se duhet thjesht të japë më të mirën dhe të ndjekë ritmin e trupit të saj.

“Sa më shumë përpiqesha të isha e dobët si ato yjet e popit, me të cilat jam rritur ose me ato që shikoj tani, nuk mund ta bëja në një mënyrë natyrale apo të shëndetshme. Më pëlqen të ha. Stërvitem. Pi ujë. Bëj më të mirën time. Ndjek ritmin e trupit tim. Edhe pse ndonjëherë bëhet e vështirë gjithmonë tregoj dashurinë për trupin tim. Çdo trup është i bukur”, shkruan ajo.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore