Lajme

BE njeh pasaportat e vaksinës së Maqedonisë së Veriut, Turqisë dhe Ukrainës


Nga Komisioni i Bashkimit Evropian të enjten e 19 gushtit është bërë me dije se do të njihen pasaportat e vaksinës së Maqedonisë së Veriut, Turqisë dhe Ukrainës.

Këto pasaporta do të jenë të vlefshme në BE dhe anasjelltas. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 20 gusht.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka vaksinuar mbi 1 milionë e 111 mijë banorë. Vaksinat e përdorura janë: Sinopharm, AstraZeneca, Sputnik V dhe Pfizer.

Ndërkohë ajo numëron 1 mijë 81 raste të reja për 24 orë, ndërsa aktive gjithsej janë 7 mijë e 705.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore