Lajme

BE-ja kundër, Kurti insiston: Ekipi Menaxhues e përfundoi misionin – “modeli kroat” s’u vlerësua nga ndërmjetësit


Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media të dielen, ka deklaruar se Ekipi Menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe e ka përfunduar misionin dhe funksionin e tij.

Kurti tha se lirimi nga detyra i këtij ekipi, ka qenë vendimi më i drejtë që është marrë, ngase sipas tij, nuk ka më arsye të dëgjohet ky ekip, i cili ka prezantur draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, më 2 maj në Bruksel.

“Ekipi Menaxhues e ka përfunduar edhe misionin edhe funksionon e vet, andaj ne nuk kemi më arsye ta dëgjojmë Ekipin Menaxhues që çka pati për të thënë e tha në Bruksel më 2 maj. Edhe lirimi nga detyra është gjëja më e natyrshme dhe më e logjikshme”, tha ai.

Kreu i ekzekutivit njoftoi se ka dhënë “draft-vizionin” e tij për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjese Bazë për normalizmin e marrëdhënieve me Serbinë, me të cilin parashihet edhe një “nivel i përshatshëm i vetëmenaxhimit” për komunitetin serb në Kosovë, por s’ka marrë vlerësim nga ndërmjetësit.

Çka është Këshilli i Përbashkët i Komunave Serbe në Kroaci, modeli që propozoi Kurti në Bruksel?

“Ndërmjetësit nuk dhanë vlerësim për atë, mirëpo pala serbe nuk pranoi as ta marrë për lexim. Ne e kemi dëgjuar ekipin menaxhues, e kemi lexuar propozimin e tyre dhe e kemi dhënë mendimin tonë mospajtues, ndërsa për propozimin tonë nuk kemi përgjigje nga ndërmjetësit”, tha Kurti.

“Ky draft-vizion që e kam prezantuar unë aty është i inspiruar nga modeli i Kroacisë për pakicat kombëtare, përkatësisht për pakicën serbe. Marrëveshjen për modelin për mbrojtjen e pakicës serbe në Kroaci e ka pranuar edhe Serbia, prandaj ne kemi konsideruar që ky është vendi që ne do të mund të marrim frymëzimin tonë”.

Shefi i qeverisë ndër të tjera njoftoi se gjatë muajit maj pritet të zhvillohet një tjetër takim i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësit e Bashkimit Evropian – Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

“Hapat e radhës besoj se do të jetë një takim i yni me ndërmjetësit. Besoj se kjo do të ndodhë gjatë këtij muaji. Pas këtij takimi do të mund të shohim cilët do të jenë hapat tjerë përpara dhe këta hapa do të jenë vetëm për zbatimin dhe sekuencimin e zbatimit”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, në një konferencë për media pasi ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, liroi nga detyra anëtarët e Ekipit Menaxhues, tha se roli i ekipit përfundon vetëm kur statuti të miratohet në tërësi.

Këshilltari i Bislimit me mungesë të njohurive bazike për Planin e Zbatimit të Marrëveshjes së Vitit 2013 – nuk e di as çfarë thotë pika 2 për Ekipin Menaxhues të Asociacionit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore