Lajme

BE akuzon Apple për thyerjen e rregullave të konkurrencës


Kompania teknologjike, Apple, është akuzuar për thyerjen e rregullave të konkurrencës së BE-së, për mënyrën se si drejton dyqanin e saj të aplikacioneve “App Store”.

Rregullatorja anti-trust e Komisionit Evropian (KE), Margrethe Vestager, shkroi në Twitter se “konsumatorët po humbasin”.

Çështja ka të bëjë me akuzat e paraqitura dy vite më parë nga aplikacioni i transmetimit të muzikës, Spotify, i cili pretendonte se Apple po “mbyste” inovacionin.

Apple përballet me një gjobë të madhe dhe mund të detyrohet të ndryshojë politikat e saj, nëse argumentet e kompanisë nuk bindin rregullatorët.

“Rregullat e Apple shtrembërojnë konkurrencën në tregun e transmetimit të muzikës duke rritur kostot e zhvilluesve të aplikacioneve të kësaj kategorie. Kjo nga ana tjetër, kjo çon në çmime më të larta për konsumatorët që duan të abonohen tek aplikacioni”, shkruhej në një deklaratë të KE-së.

Si përgjigje, zëdhënës të kompanisë Apple, thanë se kompania nuk merr pothuajse asnjë komision për 99% të abonentëve të Spotify.

“Ata [Spotify] duan të gjitha përfitimet e App Store por mendojnë se nuk duhet të paguajnë asgjë për këtë. Argumenti i Komisionit në emër të Spotify është e kundërta e konkurrencës së ndershme”.

Më parë zonja Vestager shkroi në Tëitter se përfundimi paraprak i KE ishte se “Apple ishte në shkelje të ligjit të konkurrencës së BE” dhe “ngarkon tarifa të larta komisioni për rivalët në App Store”.

Rregullatorët e KE-së dhe SHBA-së kanë nisur një seri hetimesh të vazhdueshme për dyqanin online të Apple, duke marrë parasysh nëse komisioni prej 30% për blerjet brenda aplikacioneve është i drejtë.

Zhvilluesit janë të zhgënjyer gjithnjë e më shumë nga e ashtuquajtura, taksa e Apple.

“Fortnite” kundër Apple

Lojërat Epic, krijuesit e lojës së famshme Fortnite, gjithashtu paraqitën një ankesë të ngjashme si pjesë e një mosmarrëveshjeje me kompaninë Apple rreth taksës 30% për blerjet brenda aplikacioneve.

Kjo çoi kompaninë Apple ta fshinte lojën nga App Store.

Një çështje gjyqësore midis të dy kompanive do të hapet në SHBA javën e ardhshme, e cila premton të zbulojë shumë për politikat e brendshme të Apple.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore