Përballje

Bayern Munich, festë golash në Berlin


Bayern Munich i është kundërpërgjigjur fitores së Borussia Dortmund duke e zgjeruar përsëri në gjashtë pikë diferencën në krye.

Skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann ishte mysafire në kryeqytet.

Bavarezët përballeshin me Hertha-n në krizë, dhe për ta ndeshja nuk ishte fare e vështirë.

Në fakt, Bayern shënoi vetëm pas dy minutave lojë, por VAR ndërhyri për të anuluar golin e Corentin Tolisso.

Ky i fundit pa gol nuk do të mbetej, pasi ai që shënoi në minutën e 25-të ishte i vlefshëm dhe i dha epërsinë Bayern-it.

Pak para se të mbyllej pjesa e parë, Bayern shënoi përsëri, këtë radhë me anë të Thomas Muller.

Në pjesën e dytë, Bayern vazhdoi dominim dhe nuk e vuri fitoren në dyshim për asnjë moment.

Çerek ore para se të mbyllej takimi, Bayern Munich gjeti golin e tretë nga këmbët e Leroy Sane.

Vetëm katër minuta më vonë në listën e golashënuesve u shtua edhe Serge Gnabry.

Ekkelenkamp shënoi golin e flamurit të bardhë për rezultatin përfundimtar 1-4.

Bayern e mbyll edhe këtë javë mirë, duke shkuar drejt titullin të dhjetë në elitën e futbollit gjerman.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore