Përballje

Bayern Munich e rimerr kreun e tabelës në Bundesliga


Nuk i ka vonuar shumë Bayern Munich-ut të qëndrojë në vend të dytë në Bundesliga-n gjermane.

Pas hapit fals të Dortmund-it të premten, bavarezët e shfrytëzuan më së miri këtë, duke e mposhtur Hertha Berlin-in me 2:0 dhe duke u rikthyer në krye të tabelës.

Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse ekipi i Thomas Tuchel e kishte iniciativën që nga fillimi.

Megjithatë, pjesën e dytë Bayern-i e nisi më furishëm dhe i shënoi dy gola, për t’i marrë këto tre pikë të arta.

Goli i parë u realizua nga Sergey Gnabry në minutën e 69-të, kur u asistua prej Joshua Kimmich.

Për golin e dytë u përkujdes Kingsley Coman pas dhjetë minutash, ndërsa Kimmich e realizoi asistimin e dytë personal dhe të dytin për Bayern-in.

Pas kësaj fitoreje, Bayern rikthehet në krye të tabelës me 62 pikë, një më shumë se Dortmund-i, ndërsa në xhiron e 31-të do të takohen me Werder Bremen-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore