Sport

Bayern Munich dhe Mane pajtohen ta ndërpresin kontratën në verë


Tashmë është gjithçka e kryer. Sadio Mane dhe Bayern Munich do t’i ndajnë përfundimisht rrugët në verën e ardhshme.

Kështu bëjnë të ditur mediat gjermane, sipas të cilave lojtari dhe klubi bavarez kanë rënë dakord që të ndërpresin bashkëpunimin në fund të kampionatit.

Një situatë e tillë u nxit pas problematikave të fundit te Bayern-i, ku pati një përleshje fizike mes Mane-s dhe Leroy Sane-s.

Edhe pse çështja u sqarua, një veprim i tillë ka sjellë krisjen mes palëve që kanë gjetur dakordësinë për të ndarë rrugët në verë.

Kujtojmë që sulmuesi senegalez iu bashkua skuadrës gjermane vetëm vitin e kaluar në një marrëveshje prej 35 milionë funtesh.

Gjatë këtij edicioni, 31-vjeçari ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 35 ndeshje në të gjitha garat.

Megjithatë, ai kurrë nuk arriti dot që të plotësojë boshllëkun e lënë nga Robert Leëandoëski dhe tashmë duket të largohet para kohe nga klubi.

Si një lojtar i lirë, Mane nuk do e ketë të vështirë për të gjetur një skuadër të re, teksa tashmë pret ofertat që do të mbërrijnë për të, për të nisur një aventurë të re në verë.

Flitej se Chelsea është skuadra më së shumti e interesuar për ta transferuar ish-yllin e Liverpool-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore