Lajme

Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ndaj Rusisë


31 janar 2022. Sanksionet e vendosura nga Këshilli i Evropës ndaj Rusisë janë zgjatur deri në këtë datë. Arsyeja e këtij vendimi është thënë të jetë destabilizimi që Moska ka shkaktuar në Ukrainë, në gjashtë muajt e fundit.

Një tjetër arsye e zgjatjes së sanksioneve, është implementimi i marrëveshjes së Minsk-ut. Sipas kësaj të fundit, në rajonin e Donbas-it, pjesë e Ukrainës por i pretenduar nga Rusia, duhet të rreshtin tensionet dhe konfliktet e armatosura.

Mirëpo, sipas palës ukrainase por edhe zyrtarëve të lartë të BE-së, jo vetëm që nuk ka pasur shterrim të tensioneve, por ka pasur edhe raste përshkallëzimi.

Sipas bisedimeve të para, marrëveshje qe për t’u implementuar që prej dhjetorit 2015. Mirëpo, edhe në mbledhjen e fundit të KE-së, pati shqetësime të ngritura mbi çështjen.

Pra, në gjashtë vjet, ende situata duket larg rezultatit të kërkuar në mënyrë fillestare. Sanksionet ndaj Rusisë kanë filluar që prej korrikut 2014, në përgjigje ndaj aneksimit të Crimea-s nga ana e Rusisë.

Këto sanksione, rëndojnë mbi tregjet kapitale, mbi bankat dhe mbi asete të ndryshme të kompanive të caktuara ruse. Mbi të gjitha, nga persona të pretenduar se kanë lidhje të afërta me presidentin rus, Vladimir Putin dhe kanë përfituar prej tij.

Masat gjithashtu ndalojnë disa forma të importit dhe eksportit – qofshin këto në mënyrë direkte, qofshin indirekte.

Armatimet ushtarake janë ndër material e përfshira, të cilave u ndalohet eksporti reciprok.

Masat diplomatike do të vijojnë të mbeten të njëjta deri në afatin e ri. Me disa vende, raportet diplomatike janë prerë dhe nuk ka shenja rikthimi.

Pala ruse ndërkohë, nuk ka bërë me dije nëse do t’i kundërpërgjigjet Evropës po njësoj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore