Shqipëria

Basha: Rama humbësi i madh me 25 prill


Në një intervistë për emisionin “Opinion”, kryetari i Partisë Demokratike(PD), Lulzim Basha, premtoi që lista e kandidatëve do të ketë prurje të reja alternuar me personalitete me përvojë.

Lista do të ndërthurë padiskutim personalitete me përvojë politike, njerëz të rinj po me përvojë politike dhe ata, prurje të reja dhe njerëz jashtë sferës. Kjo listë do të jetë një produkt i një procesi që nisi me 25 qershor ku u përfshi e gjithë anëtarësia e Partisë Demokratike, u përfshinë strukturat dhe do të jetë produkt final i kryesisë së Partisë Demokratike, i këshillit kombëtar të PD-së”, u shpreh Basha në emision.

I pyetur nga gazetarja, Mirela Milori, në lidhje me programin që ka Partia Demokratike dhe arsyet pse duhet ta votojnë, Basha ceku fushën e shëndetësisë, ekonomisë si pjesë kryesore. Ai u shpreh që një ndër pikat më të forta që PD-ja do i drejtohet zgjedhjeve është taksa e sheshtë 9%.

“Taksimi 9% është pjesë e një plani tërë që ka një synim objektiv ndihmë kryesorët të programit ton, të rrisë dhe të forcojë një shtresë të mesme shqiptare të pavarur financiarisht, të pa varura intelektualisht që nuk është në mëshirë as të Partisë Demokratike nesër në pushtet as i atyre që do vinë pas nesh. Shpalosja e taksës 9% është jetike që Shqipëria të kthehet në vend konkurrues si për investimet e brendshme edhe për investimet e huaja”.

Gjatë diskutimit, kryedemokrati bëri përgjegjës kryeministrin, Edi Rama, për bllokimin e projektit të tram-it në Tiranë.

Sipas tij, në një takim që pati me presidentin e asaj kohe të Francës, Francois Hollande, Rama i kishte thënë këtij të fundit se trami nuk ishte prioritet për Tiranën.

“U bë projekti me fizibilitetin, qeveria franceze vendosi ta financonte. Kryeministri Edi Rama, në takimin me presidentin Hollande, sipas raporteve zyrtare të ambasadës franceze, i tha presidentit Hollande se trami i Tiranës nuk është prioritet. Më ka ardhur mesazhi pa ardhur Rama nga Franca”, tha kreu opozitës.

Në pyetjen e bërë nga  gazetari, Baton Haxhiu, nëse do të ishte Sali Berisha pjesë e listës, apo do të vendoste ndonjë pjesëtar të familjes, Basha u shpreh se nuk bën nderime familjesh.

“Unë nuk merrem me nderime familjesh, nuk është detyra ime. Me stazhin politik që kam nuk e shoh të përshtatshme. Nuk po them që jam engjëll edhe unë kam bërë gabime, ka vend për të reflektuar. Padiskutim që Edi Rama po kërkon të zhvendos vëmendjen nga kandidati për kryeministër që jam unë tek dy nga njerëzit që ka patur edhe betejat e tij politike, Presidentin aktual të Republikës edhe zotin Berisha”.

Ai bëri fajtor kryeministrin Rama për bllokimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE) si dhe shprehu bindjen se shteti shqiptar mund të kthehet në funksionalitetin e tij të plotë pas zgjedhjeve të 25 prillit./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore