Sport

Barcelona të pasigurtë për të ardhmen e Traore-s në Camp Nou


Barcelona nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen e Adama Traore-s, i cili është i huazuar në Camp Nou nga Wolves.

26-vjeçari, Traore, ka qenë një sukses i madh te klubi katalan pasi u kthye në huazim në merkaton e janarit.

Megjithatë, disa raporte thonë se klubi duhet të mendojë gjatë dhe fort për marrëveshjen prej 30 milionë euro për të nënshkruar përgjithmonë Traore-n dhe se si ky shpenzim mund të ndikojë në marrëveshjet e tjera të mundshme të verës.

Kjo mund të jetë një zgjidhje në të ardhmen e Francisco Trincao, i cili është i huazuar një sezon te Wolves nga Barcelona dhe ka një klauzolë për të njëjtën vlerë transferimi.

Por nuk është e sigurt që klubi i Premierligës do të dëshirojë ta mbajë sulmuesin 22-vjeçar.

Ky transferim mund t’i shkaktojë probleme financiare ekipit blaugran, dhe të ia pamundësojë transferimin e Erling Haaland në merkaton e verës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore