Barcelona është e interesuar për një lëvizje për Marcus Rashford në mes të vështirësive të tij të vazhdueshme këtë sezon për Manchester United.
Forma e 24-vjeçarit ka bërë që ai të të ulet në pankinën e Djajve të Kuq, si dhe për kombëtaren e Anglisë.
Kjo ka bërë që lojtari të konsiderojë të ardhmen e tij në klub, me kontratën e tij e cila zgjat deri në vitin 2023.
Blaugranët kanë nevojë për një opsion të mundshëm afatgjatë, pasi Ousmane Dembele pritet të largohet si agjent i lirë në verë.
Trajneri i ri Xavi Hernandez ka impresionuar të gjithë në këtë sezon, duke u ngjitur në vendin e tretë në La Liga dhe duke u kualifikuar në çerekfinalet e Europa League.
Nënshkrimet e Pierre-Emerick Aubameyang, Ferran Torres dhe Adama Traore gjithashtu kanë ndihmuar në forcimin e skuadrës, me më shumë nënshkrime që do të vijnë në verë për të ndihmuar në ndërtimin e vizionit të trajnerit.
Rashford ka arritur të luajë 19 ndeshje në Premier League këtë sezon, duke shënuar katër gola dhe duke asistuar dy herë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’