Përballje

Barcelona synon edhe një rikthim historik përball parisienëve


Ndeshja kthyese mes Barcelonës dhe Paris Saint Germain do të luhet në stadiumit e parisienëve, Parc Des Princes në ora 21:00.

Në ndeshjen e parë në Camp Nou, Barcelona u deklasua nga gjigandi francez me rezultat prej 4:1.

Herën e fundit që u përballën këto dy ekipe u përballën ishte në 2017 ku ndodhi edhe një nga rikthimet më historike në futboll.

Dyshimi është se a do mundet Barcelona ta ripërsërit ndeshjen e 2017 ku kthyen rezultatin dhe u kualifikuan në sekondat e fundit.

Këtë ndeshje ekipi katalunas do luaj pa Gerard Pique, Philipe Coutinhon, Ansu Fatin dhe Sergio Roberton.

Ndërsa te parisienët mungon ylli brazilian Neymar, Juan Bernat dhe Moise Kean.

Për këtë përballje është kthyer edhe një lojtar shumë i rëndësishëm për parisienët, Angel Di Maria i cili lojën e parë mungoi për shkak të lëndimit.

Messi nuk ka humbur çerek finalen e Ligës së Kampionëve që nga viti 2006, a do mund të bëjnë të pamundurën Barcelona sonte pritet të shihet.Ba

Këto janë formacionet potenciale të dy ekipeve

FC Barcelona- 4-3-3

Paris Saint Germain- 4-2-3-1

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore