Sport

Barcelona siguron shërbimet e Carlos Soler


Barcelona ka siguruar shërbimet e mesfushorit të Valencia-s, Carlos Soler, kështu duke e mposhtur konkurrencën e Atletico Madrid-it, pasi dyja klubet ishin në garë për të.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, drejtuesit e klubit blaugrana kanë arritur marrëveshje me Valencia-n, ku do të paguajnë 20 milionë euro për të siguruar mesfushorin 25 vjeçar.

Nga kjo mund të kuptohet se Frenkie De Jong i ka valixhet gati për t’u transferuar te Manchester United.

Për transferimin Soler-it në garë të ashpër ishte edhe Atletico Madrid-i, por mediat spanjolle raportojnë se ai preferoi lëvizjen drejt Barcelonës.

Kujtojmë që mesfushori spanjoll pati një sezon shumë pozitiv me ekipin e tij, Valencia-n, i cili shënoi 12 gola dhe dhuroi pesë asistime në 32 ndeshje në La Liga.

Ai ka kontratë të lidhur me Valencia-n deri në verën e vitit të ardhshëm, derisa vlera e tij në treg, sipas “Transfermarkt” është 50 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore