Përballje

Barcelona, në epërsi kundër Inter-it, Liverpool po barazon përballë Rangers


Ndeshjet e Ligës së Kampionëve ishin interesante dhe befasuese.

Pjesa e parë, e ndeshjes kryesore të së mërkurës mes Barcelonës dhe Inter-it përfundoi me fitoren e blaugranasve me rezultatin 1:0.

Dueli ishte plotësisht i dominuar nga Barcelona, por nuk arritën të shfrytëzojnë mirë mundësitë që kishin.

Inter-i po mbroheshin shumë mirë, deri në minutën e 40-të, ku Ousmane Dembele arriti t’i jap epërsinë Barcelonës.

Në anën tjetër Liverpool, po barazon përballë Rangers me rezultat 1:1.

Rangers ishin të parët që shënuan në minutën e 17-të, me anë të Arfield.

Por, pas vetëm shtatë minutave, Roberto Firmino gjeti golin e barazimit për Liverpool-in.

Tottenham po dominon përballë Eintracht Frankfurt-it, të cilët kanë një epërsi të mirë, me rezultat 3:1.

Eintracht-i shënuan të parët në minutën e 14-të, por Son së bashku me Kane shënuan tre gola të shpejtë, për t’i dhënë epërsinë Tottenham-it.

Edhe Bayern po fiton me një epërsi të lartë prej 4:0 kundër Plzen-it.

Bayern shënuan në fillim të ndeshjes, në minutën e 10-të me anë të Mane-s, dhe pas vetëm katër minutave, Muller dyfishoi epërsinë.

Më pas, në minutën e 25-të dhe 35-të, ishte Goretzka, që shënoi për 4:0.

Pjesa e parë e ndeshjeve të tjera përfundoi kështu:

Sportin 0:2 Marseille

Bayer Leverkusen 0:1 Porto

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore