Sport

Barcelona kërkon ta shkëmbejë Kessie-n me Brozovic-in


Barcelona është gati të shkëmbejë mesfushorin Franck Kessie me Marcelo Brozovic të Interit, sipas Gianluca Di Marzio.

Kessie, 26 vjeç, mbërriti si një transferim i lirë nga AC Milan gjatë verës, por ka bërë vetëm tetë paraqitje në La Liga deri më tani këtë sezon.

Barcelona thuhet se shpreson që Interi do të jetë i interesuar për shërbimet e tij nëse mund të marrë në këmbim 30-vjeçarin Brozovic.

Brozovic shkëlqeu në Kupën e Botës në Katar, i cili së bashku me Modric e Kovacic e mbajtën mesfushën në mënyrë brilante.

Kroacia më pas u eliminua nga Argjentina në gjysmëfinale, por kjo nuk e ndrron performancën e Brozovic.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore