Sport

Barcelona, ende 115 milionë euro të papaguara për transferime


Barcelona ende nuk ka paguar 115 milionë euro për disa transferime që kanë përfunduar gjatë viteve të fundit.

Laporta do të prezantojë rezultatin e auditorit të mërkurën para mediave. Kjo është një nga gjërat, të cilat janë zbuluar para kohe.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona u detyrohet këtyre klubeve këto shuma për këta futbollistë:

Juventus-it, katalunasit i detyrohen 39 milionë euro për transferimin e Miralem Pjanic.

Ajax-it ata i detyrohen 48 milionë euro, 32 për Frenkie De Jong dhe 16 milionë për Sergio Dest.

Kurse, Liverpool-it 13 milionë euro për Philippe Coutinho-n.

15 milionë euro të tjera në shuma të vogla për shumë skuadra dhe transferime të tjera.

Në shikim të parë, kjo është normale, pasi transferimet zakonisht bëhen me këste, me skuadra që paguajnë shuma të ndara në vite.

Por, problemi për katalunasit, është gjendja e tyre financiare.

Barcelona kishte një humbje prej 481 milionë euro në sezonin 2020/’21, me buxhetin e tyre që ka rënë ka 1 miliard e 47 milionë euro, në 750 milionë euro.

Gjatë viteve të fundit, Barcelona ka regjistruar humbje prej 578 milionë eurove.

Këto shifra e kanë vënë klubin blaugran në pozitë shumë të palakmueshme.

Sipas mediave katalunase, gjendja është aq e vështirë, saqë Barcelona nuk po mundohet ta shkarkojë Koeman-in, për shkak të shifrës që do t’i detyrohet në rast se ai largohet nga pozita.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore