Sport

Barcelona arrin marrëveshje për transferimin e talentit brazilian


Futbollisti brazilian i skuadrës Athletico Paranaense, Vitor Roque, do të jetë transferimi i ardhshëm i Barcelonës.

Sipas asaj që shkruan gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, Barcelona ka rënë dakord me klubin brazilian, të cilëve do t’ju paguajë shumën e 35 milionë eurove për transferimin e Roque-s.

Burimi i lartcekur shkruan që sulmuesi 18-vjeçarë do të udhëtojë drejt Barcelonës në ditët në vazhdim dhe do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.

Roque e pati një sezon fantastik që në vitin e parë me Athletico Paranaense, duke shënuar 10 gola dhe duke dhuruar pesë asistime në 25 ndeshje në të gjitha garat.

Kujtojmë që 18-vjeçari numëron edhe 11 grumbullime me Kombëtaren U20 të Brazilit, prej të cilave ka shënuar gjashtë gola, ndërsa është ftuar edhe njëherë te Kombëtarja A e brazilianëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore