Përballje

Ballkani ngec në Drenicë


Është kompletuar xhiroja e 11-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, teksa këtë të diele u zhvilluan tre ndeshje me fillim nga ora 13:00.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, nuk ka shkuar përtej një barazimi 1:1 në udhëtim te Drenica.

Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi pa gola, derisa në pjesën e dytë Drenica e befasoi kampionin, duke kaluar në epërsi në minutën e 57-të me anë të Osman Mëziut.

Pas goli të pësuar, Ballkani u hodh e tëra në sulm, teksa golin e barazimit e gjetën në minutën e 80-të me anë të futbollistit më në formë të tyre, Armend Thaçit.

Pas këtij goli, ekipi i Ilir Dajës kërkoi me ngulm fitoren, por ata nuk arritën ta çajnë mbrojtjen e ekipit vendas.

Pas këtij barazimi, Ballkani mbetet në kuotën e 21 pikëve në vendin e dytë, gjashtë më pak se Drita e vendit të parë, por therandasit kanë tre ndeshje më shumë për t’i zhvilluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore