Shqipëria

Balla në Bruksel: Lajme shumë të mira kemi sot


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste (PS), Taulant Balla, është pjesë e vizitës zyrtare në Parlamentin Evropian, në Bruksel. Këtë e ka njoftuar përmes një postimi në media sociale, Facebook.

Ai njofton se “lajme shumë të mira kemi sot”.

Balla është takuar me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli dhe Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, (Grupi Socialist dhe Demokrat).

Gjithashtu ka diskutuar dhe me zëvendëspresidentin e Grupit të Partive Popullore Evropiane, Andrei Kovatchev, dhe me kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit në Bashkimin Evropian (BE)-Shqipëri, Manolis Kefalogiannis.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore