Lajme

Bajrami: Asnjë sektor nuk funksionon përpara me ushtrues detyre


Hykmete Bajrami.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se në asnjë sektor nuk shkohet përpara me ushtrues detyre.

Ajo i kujtoi pozitës se qytetarët ua kanë dhënë besimin me 51 për qind të votave në mënyrë që ata të punojnë.

“Nuk mjafton këtu me dal dhe me na tregu se si e keni gjet sektorin e shëndetësisë. Partitë politike e kanë paguar faturën politike për atë çfarë kanë bërë dhe jo. Kush po ju pengoj juve me i shti hajat në burg”.

Bajrami kërkoi përgjigje në pyetjen se “kush po ju ndal me punu”.

“A nuk ka qenë slogani juaj: ‘hajnat në burg, hajnat ne burg’. 600 mijë euro i keni harxhuar vetëm, pse kush ka pasur me i nënshkru, zëvendësministrat. Ata vetëm kanë me i shty punët për nesër e pasnesër. Juve qytetarët ua kanë dhënë besimin 51 për qind”, ka thënë Bajrami.

Kuvendi i Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka ironizuar me Qeverinë duke thënë se nuk është korrekte që ajo të kritikohet për sektorin e shëndetësisë.

“Këta kanë menaxhuar situata shumë më komplekse si në rrafshin e brendshëm, si në rrafshin e jashtëm. Për shembull kur e kanë marr atë vendimin epokal për të dhënë ujë pa pare në kafiteri, kjo ka pas efekt zingjiror ekonomik, prandaj sipas Bislimit kemi ekonominë më të rritur në rajon, kjo është arritje kulminante”.

“Në rrafshin e jashtëm, duke iu falënderuar ligjërimeve të Osmanit, Kurtit e Gërvallës, ia qelën sytë NATO-s e Bidenit, duke i thënë që Putini është fajtor dhe ata më në fund e kuptuan situatën”, ka theksuar Kastrati.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati.

Sipas Kastrati, shëndetësia për pushtetin është “kafshatë e lehtë”.

“Kur kemi kësi arritjesh monumentale si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm, a e dini se çka është shëndetësia për ta, kafshatë e lehtë”,

Ndërsa kryeministrin Kurti e ka quajtur “lider suprem” duke ia kujtuar deklaratat në të kaluarën.

“E kujtoni fjalimin e këtij liderit tuaj suprem para disa viteve kur thoshte ‘kemi me e hjek atë qenin topall që po rrin aty te QKUK-ja’, po e vërtetë as unë se kam parë më se kam marr goxha shumë shërbime shëndetësore te QKUK-ja, por ishin shumuar do qenë të tjera aty”.

Shëndetësia e Ushtruesve të Detyrës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore