Jetesë & Stil

Bafta do mbahet në mënyrë virtuale këtë vit


Ceremonia Bafta këtë vit do të zhvillohet në mënyrë virtuale për shkak tëë Covid-19. Dermot O’Leary Amfo dhe Edith Bowman do të prezantojë çmimet e filmit të akademisë britanike 2021.

Ceremonia do zhvillohet ndryshe këtë vit, gjatë netëve 10 dhe 11 prill, dhe të gjithë të nominuarit do pranojnë çmimet virtualisht për shkak të pandemisë.

Në një deklartë organizatorët konfirmuan se ata shpresojnë që fundjava të jetë një “festë e talentit”, pavarësisht nga pandemia e vazhdueshme.

Në 10 prill do të paraqiten tetë nga 17 çmimet. Një panel të ftuarish do eksplorojnë proceset krijuese, nga filmat më të mëdhenj të 2020. Gjithashtu do shpallet fituesi i kontributit të shquar në britanik në Kinema.

Çmimi më i suksesshëm do të jepet nga Royal Albert Hall, i Londës.

Dermot dhe Edith do të paraqiten gjatë ceremonisë nga Londra dhe Los Angelos, por të gjithë të nominuarit do të pranojnë çmimet e tyre virtualisht, para një auditori virtual që shikon nga shtëpia.

 

Mes çmimeve të shpallura natën e dytë do jetë dhe çmimi më i votuar nga publiku EE Rising dhe Fellowship më i lartë i Bafta.

 

 

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore