Kosova

Avokati i Shalës thotë se persona të caktuar nguruan të flisnin me të


Pjetër Shala

Mbrojtja e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shalës, në konferencën përgatitore për mbrojtjen në Dhomat e Specializuara të Kosovës, këtë të enjte, ka deklaruar se derisa kanë mbledhur provat në teren, kanë hasur në persona të cilët kanë ngurruar të flasin me avokatët lidhur me çështjen për të cilën akuzohet klienti i tyre.

Avokati i Shalës, Mohamed Hedi Aouini, ka thënë se shumë individë fillimisht kishin pranuar të takoheshin, por pastaj kanë refuzuar.

Mbrojtja e Shalës, ndër të tjera ka bërë të ditur në këtë konferencë përgatitore takimet e zhvilluara me persona të caktuar kanë qenë të natyrës informale, meqë sipas tyre kjo ishte mënyra e vetme për të marrë përgjigje nga presona të cakutar.

Nga mbrojtja është thënë se shumë takime i kanë zhvilluar të natyrës informale, meqë kjo ishte mënyra e vetme për të marrë përgjigje nga persona të caktuar.

“Sa herë që ne kemi organizuar takime jo formale duke i pyetur ata për gjërat që dinë dhe nuk dinë, e kemi konstatuar se kur nuk kemi mbajtur shënime kjo na ka bërë që të kishim mundësi të takoheshim edhe herë të tjerë me këta individë të cilët mund të na ndihmonin me dëshmitë, me provat dhe me përvojën e tyre. Kjo është arsyeja se nuk kemi mbajtur shënime”, ka thënë avokati para trupit gjykues.

Në mars ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë, ku deri më tani janë dëgjuar nëntë dëshmitarë.

Ndërsa konferenca përgatitore për mbrojtjen po mbahet pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe avokati i viktimave kanë përfunduar paraqitjen e provave kundër Pjetër Shalës.

Ndryshe, Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore