Shqipëria

Avokati i Popullit bën thirrje për caktimin e minimumit jetik


18 mijë e 500 lekë i nevojiten një qytetari shqiptar në muaj për të siguruar ushqimet bazike.

Ky është minimumi jetik i përllogaritur nga Avokati i Popullit, i cili ka paraqitur në Kuvend raportin për të cilin kërkon miratim nga ana e qeverisë.

“Shqipëria vijon të mbetet një ndër vendet që nuk e ka të përcaktuar ligjërisht minimumin jetik”, thuhet në raportin që Avokati i Popullit ka dorëzuar në Kuvend.

Shumë prej pensionistëve marrin një pension më të ulët mujor se kjo shumë e përcaktuar për minimumin jetik.

Po ashtu edhe ndihma sociale është shumë më e ulët se ky prag i llogaritur.

Avokati i Popullit e cilëson të pajustifikueshme mungesën e përcaktimit të minimumit jetik, i cili duhet të qëndrojë në themel të hartimit të politikave sociale që ndjek shteti për grupet në nevojë.

Nëse një raport i tillë do të miratohej në Kuvend, pagesat për kategoritë në nevojë dhe pensionet do të rriteshin në pragun e këtij minimumi jetik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore