Sport

Avokatët e Juventus-it do ta paraqesin mbrojtjen në rastin e “manovrës së pagave”


Avokatët e Juventus-it janë gati të paraqesin mbrojtjen e klubit në rastin e “manovrës së pagave”, një hetim që mund të çojë në rikthimin e dënimit të pikëve në Serie A.

“Zonja e Vjetër” është akuzuar se ka mashtruar bursën, duke fryrë vlerat e transferimeve të lojtarëve për të falsifikuar fitimet kapitale dhe për partneritete të dyshimta me klube të tjera italiane.

Një aspekt kyç i këtij rasti është akuza se klubi u paguan fshehurazi paga lojtarëve për të cilat ata kishin deklaruar publikisht se do të hiqeshin.

“Tuttosport” detajon se si avokatët e klubit do t’i paraqesin dokumentet e tyre mbrojtëse, përpara se t’i dorëzojnë dokumentet Giuseppe Chine-s dhe Prokurorisë së FIGC, të cilët më pas do të kenë 15 ditë për të shqyrtuar mbrojtjen përpara se të vendosin nëse do t’i referojnë bardhezinjtë në gjykatë apo jo.

Një listë e gjatë e drejtuesve aktualë dhe ish-drejtues të Juventus-it është njoftuar, duke përfshirë Andrea Agnelli, Pavel Nedved, Fabio Paratici, Federico Cherubini, Cesare Gabasio, Giovanni Manna, Paolo Morganti dhe Stefano Braghin.

Prokurori i FIGC, Chine, beson se në sezonet 2019-20 dhe 2020-21, Juventus-i pagoi lojtarët fshehurazi, derisa deklaroi se ato paga nuk janë paguar – pjesë kjo që ishte lidhur me pandeminë COVID-19.

Në fakt, akuza është se klubi ka shkelur “parimin e kontabilitetit të kompetencës ekonomike”.

Avokatët e Juventusit duan të shmangin daljen në gjyq nëse akuzat lidhen me nenin 4 – që lidhet me besnikërinë sportive, i cili lejon zbritjen e pikëve në ligë – dhe në vend të kësaj shpresojnë ta transformojnë atë në nenin 31 – në lidhje me kundërvajtjet administrative, i cili lejon vetëm për një gjobë.

Bardhezinjtë do të përpiqen gjithashtu të krijojnë një marrëveshje paragjyqësore për pranimin e fajësisë, e cila do t’i lejonte ata të gjysmën e dënimit që do të vendosej në gjyq.

Kujtojmë që Juventus fillimisht u dënua me minus 15 pikë lidhur me këtë rast, por një javë më parë pikët iu rikthyen.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i fundit i Federatës së Futbollit të Italisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore