Lajme

Avioni rrëzohet në parking, dy viktima në Ohio


Dy persona kanë mbetur të vrarë pas përplasjes së një avioni me dy motorë të martën e 18 tetorit.

Incidenti i rëndë është regjistruar në Marietta të Ohio-s, sipas raportimeve zyrtare.

Lajmi u bë i ditur nga multimediali amerikan “CNN”.

Avioni i tipit “Beechcraft King Air E90” (prodhim i vitit 1974) u rrëzua në parkingun e një kompanie.

Kjo e fundit, jepte makina me qira.

Për pasojë piloti dhe pasagjeri – identiteti i të cilëve nuk u bë i ditur – mbetën të vrarë pas përplasjes.

Avioni u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar “John Glenn Columbus” rreth orës 06:35 të mëngjesit (sipas orës lokale).

Të dhënat e ‘Flightradar24’ (shërbim i gjurmimit të fluturimeve) tregojnë se përplasja ndodhi pak minuta më vonë, rreth orës 7 të mëngjesit.

Avioni ishte nisur drejt Parkersburg-ut, Virxhinia Perëndimore, vetëm pak kilometra nga vendi i përplasjes.

Autoritetet vendase po hetojnë incidentin sipas deklaratës së FAA-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore