Lajme

Avioni i Putin-it u ngrit nga Moska dhe zhduket nga radarët, reagon Kremlin-i


Aeroplani presidencial Il96-300PU i Vladimir Putin-it u ngrit nga Moska në drejtim të Shën Petersburgut në orën 14:16 me orën e Moskës, tregojnë të dhënat e FlightRadar, raporton “Nexta”.

Destinacioni i fluturimit nuk u specifikua dhe ai u zhduk nga sistemi i gjurmimit pranë Tver-it.

Avioni është i pajisur për të kontrolluar Forcat e Armatosura.

Putin po punon normalisht në Kremlin, tha zëdhënësi i tij Dmitry Peskov për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA Novosti.

Kjo, pasi njësitë e Wagner pretenduan se kishin pushtuar instalimet ushtarake në Rusinë jugore.

Presidenti rus më herët e akuzoi Wagnerin për tradhti në një fjalim televiziv kombëtar, pasi luftëtarët paraushtarakë kaluan kufirin nga Ukraina në Rusi, duke hyrë në qytetin e Rostov-on-Don.

Sipas inteligjencës ukrainase, Putin është larguar nga Moska për në Valdai në mënyrë emergjente, ndërsa sekretari i shtypit i Putin-it e mohon këtë informacion.

Fjala e drejtpërdrejtë e njërit prej bashkëbiseduesve të gazetës “E Vërteta Ukrainase”: “Tashmë kemi të dhëna se Putini po largohet nga Moska. Ai po shkon në Valdai”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore