Lajme

Autoritetet e Moskës konsiderojnë zbatimin e një shtetrrethimi


Autoritetet komunale të Moskës po shqyrtojnë vendosjen e një shtetrrethimi në qytet.

Vendimi nuk është marrë ende, por “gjithçka mund të ndryshojë”, tha një burim i informuar në administratën e qytetit për agjencinë ruse “Meduza”.

Shërbimet e qytetit po kontrollojnë gjithashtu gjendjen e bodrumeve përreth Moskës.

Të gjitha ngjarjet publike të planifikuara në kryeqytet për këtë fundjavë janë shtyrë për një javë, tha i njëjti folës, duke shtuar se ka gjasa që ato të shtyhen sërish.

Një burim tjetër në zyrën e kryebashkiakut të Moskës tha se qyteti thjesht po kryen kontrolle rutinë.

Ai vuri në dukje se 100 mijë kamera sigurie janë duke punuar në të gjithë qytetin.

Autoritetet në Moskë dhe zonën përreth thonë se kanë shpallur një gjendje të jashtëzakonshme kundër terrorizmit në sfondin e kryengritjes së armatosur nga udhëheqësi mercenar rus Yevgeny Prigozhin.

“Për të parandaluar sulmet e mundshme terroriste në qytet dhe në rajonin e Moskës, është krijuar një regjim i operacioneve kundër terrorizmit”, tha Komiteti Kombëtar i Antiterrorizmit i Rusisë.

Në Moskë janë forcuar masat e sigurisë. Rajoni Voronezh në Rusinë jugperëndimore, i cili kufizohet me Ukrainën, e shpalli gjithashtu këtë lloj gjendje të jashtëzakonshme.

Gjendja e jashtëzakonshme kundër terrorizmit u lejon autoriteteve ruse të rrisin kontrollet dhe të lehtësojnë arrestimin e qytetarëve të tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore