Parlamenti i Austrisë miratoi të enjten vendimin se vaksinimi kundër koronavirusit i të gjithë të rriturve në vend është i obligueshëm. Ky vendim u tha se do të fuqizohet duke filluar nga shkurti.
Kështu, Austria bëhet vendi i parë i BE-së me këtë vendim, pavarësisht se dhjetëra mijëra qytetarë vazhdojnë të protestojnë ndaj masave të tilla në Austri dhe në mbarë Evropën.
Ligji gëzoi mbështetje të gjerë në parlament, me vetëm ligjvënësit e ekstremit të djathtë që votuan kundër tij.
Pas një “faze hyrëse” që përfundon në mes të marsit, ata që refuzojnë të bëjnë vaksinën do të përballen me gjoba deri në 3 mijë e 600 euro. Mandati zbatohet vetëm për të rriturit dhe bën përjashtime për gratë shtatzëna dhe ato me kushte mjekësore që i pengojnë të marrin injeksion.
“Vaksinimi është një mundësi për shoqërinë tonë për të arritur lirinë e qëndrueshme dhe të vazhdueshme, sepse virusi nuk mund të na kufizojë më tej”. tha kancelari Karl Nehammer, shkruan Dw.
Austria, e cila ka një popullsi prej rreth 9 milionë banorësh, ka pasur pothuajse 14 mijë vdekje të lidhura me COVID dhe 1.5 milionë infektime që nga fillimi i pandemisë. Derisa Rreth 70% e popullsisë është plotësisht e vaksinuar.
Austria tani i bashkohet Ekuadorit, Taxhikistanit, Turkmenistanit, Indonezisë dhe Mikronezisë si ndër të vetmet vende në botë që e kanë bërë të obligueshëm vaksinimin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hasani ndalesë në Vjenë për hapjen e Konferencës për Sistemet Autonome të Armëve
-
Kurti kërkon nga Scholzi “mbështetje të palëkundur” në Këshillin e Evropës
-
Tregtarët e Belshit sërish në protestë për zhvendosjen e tregut, Bashkia: Zhvillimi i tregtisë aty ishte burim aksidentesh
-
Knaus konsideron se draft-statuti aktual ‘shkel’ Kushtetutën e Kosovës dhe kapërcen ‘vijat e kuqe’ të SHBA-së
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon 20 milionë turistë vjetorë brenda 2030-ës, premton pagat më të mira në rajon për industrinë
-
Bardhi dhe Gjekmarkaj braktisin mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve
-
Blinken ka ‘shpresë’ se Hamasi do të pranojë marrëveshjen ‘jashtëzakonisht bujare’ të Gazës
-
Kurti kërkon nga Scholzi “mbështetje të palëkundur” në Këshillin e Evropës