Lajme

Austri, Kancelari përballet me akuzat, pret pafajësinë


Kancelari austriak Sebastian Kurz ka deklaruar të dielën e 16 majit, se nëse ai ka dhënë dëshmi të rreme në komisionin parlamentar, pret që të akuzohet. Por ai përjashtoi idenë e dorëheqjes nëse ngrihet padi kundër tij.

Nga ana tjetër ai kërkon që të shpallet i pafajshëm në rast se hetimi kundrejt tij ka nisur padrejtësisht.

Hetimi nga prokurorët antikorrupsion ka nisur të mërkurën e 12 majit, përbën një sfidë të ashpër politike për konservatorin Kurz, 34-vjeçar. Kurz qeveris në koalicion me të Gjelbrit.

Kancelari e ka cilësuar veten si viktimë e partive të opozitës. Sipasj tij po përpiqen ta fusin në kurth për të thënë diçka që mund të interpretohet si dëshmi e rreme përpara komisionit.

Për shkak të kësaj dëshmie Kurz po hetohet për korrupsion nën koalicionin e tij të mëparshëm me Partinë e Lirisë (FPO) të ekstremit të djathtë, e cila u shemb në vitin 2019.

“Pasi çdo fjalë e imja në 58 faqe (e dëshmisë) të vendoset në shkallë, unë sigurisht që pres një ankesë penale, është e drejtë”, tha Kurz, duke shtuar se ai nuk ishte marrë ende në pyetje nga prokurorët.

Por ai tha se ishte i bindur se do të shfajësohej për çështjen, e cila përqendrohet në faktin nëse ai u përgjigj me vërtetësi kur u pyet për emërimet në kompaninë shtetërore OBAG.

Një sondazh i opinionit botuar nga gazeta Oesterreich, tregoi se konservatorët e Kurz-it fitonin mbështetjen prej 35% nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin tani, me 1 pikë më pak se një javë më parë dhe 2.5 pikë nga rezultatet e tij në zgjedhjet e vitit 2019.

Partnerët e saj të Gjelbër ishin me 12%, në vendin e katërt pas Social Demokratëve me 22% dhe FPO-së me 17%.

Për çfarë po hetohet Kancelari?

Komisioni ka shqyrtuar emërimin në vitin 2019 të një besniku konservator si shefi ekzekutiv i OBAG-UT.

Shefi ekzekutiv menaxhon aksionet e e kësaj kompanie duke përfshirë firmën e naftës OMV.

Mesazhet me tekst të shqyrtuara nga komisioni treguan Kurz duke i thënë kandidatit para se ai të merrte “gjithçka që dëshironi”.

Hetimi po shikon nëse Kurz diskutoi emërimin me kandidatin paraprakisht. Si dhe nëse kancelari ishte i përfshirë në zgjedhjen e anëtarëve të bordit mbikëqyrës të OBAG-ut.

Të dyja këto akuza Kurz i ka mohuar para.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore