Sport

Australian Open: ulen çmimet për finalistët dhe rriten ato të katër raundeve të para


Janë publikuar sot premiot e Australian Open, që do të startojë më 8 shkurt në Melbourne.

Organizatorët e këtij eventi sportiv kanë vendosur të ulin premiot për fituesit, finalistët, gjysmë-finalistët dhe çerek-finalistët; ndërkohë që për të eliminuarit e raundeve të para premiot janë rritur. Kjo krahasuar me një vit më parë.

Shifra totale e premiove do të jetë rreth 80 milionë dollar, çfarë do të thotë rreth 12% më shumë se sezonin e kaluar.

Për fituesin premio do të jetë 2.1 milionë dollarë; për finalistin 1.1 milionë dollarë.

Gjysmë-finalistët do të marrin nga 653 mijë dollar dhe çerek-finalistët 403 mijë dollar.

Raundi i katërt 245 mijë dollarë; i treti 165 mijë dollar ; i dyti 115 mijë dollarë dhe i pari 76 mijë dollarë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore