Sport

Australian Open: Serena Williams në gjysmë-finale kundër Naomi Osaka


Serena Williams siguroi rrugën për në gjysëmfinalen e 18 shkrutit kundër Naomi Osaka-s.

Siç u vetquajt, Serena shfaqi sërish formën e saj të dikurshëm – “vintage Serena” – duke marrë revanshin kundër rumunes Simona Halep me rezultatin 6-3, 6-3.

Cilësia e setit të dytë nuk u përputh më atë të setit të parë – Williams bëri disa gabime jo të detyrueshme, por Halep nuk mundi të përfitojë. Sidoqoft, fitorja anoi më tepër nga Serena, e cila tregoi se ishte më e uritur se kundërshtarja e saj.

Në finalen e All England Club/Wimbledon 2019, Halep e mposhti Serena-n me rezultatin e thellë 6-2, 6-2. Finalja qe një prej katër Grand Slam-eve të humbura nga Serena pasi fitoi atë të 23-in, duke mohuar Grand Slam-in e saj të 24-ët të cilin e dëshiron aq shumë.

Williams nuk ka fituar asnjë kompeticion tjetër madhor që pas atij të Australian Open të 2017-ës, i cili u bë Grand Slam-i i saj i shtatë në Melbourne.

Intervista e pas-ndeshjes e gjeti Williams me këto fjalë:

“Fakti që m’u desh të mposhtja numrin dy të botës [Simona Halep], padyshim që mendoj se është ndeshja ime më e mirë e këtij kampionati. Duhej patjetër të luaja më mirë – ashtu bëra dhe jam e lumtur”.

Ndërsa kundër Osaka-s mund të thuhet se historia midis tyre mori formë më emocionale.

Takimi i tyre i fundit në finalen US Open të 2018-ës shpiku skandal në të dyja krahët e fushës – në njërën anë ishte Serena, e cila nuk u pajtua me vendimet e gjyqtarit Carlos Ramos, madje u gjobit pasi e sulmoi verbalisht dhe, në krahun tjetër fitorja e titullit të parë të Naomi Osaka-s, i cili u shoqërua nga fishkëllima dhe protesta demotivuese, si dhe brohorima mospajtimi.

Që atëherë, japonezja ka shtuar edhe dy tituj të tjerë ne rekordin e saj të përgjithshëm dhe mbetet e pamposhtur në fushat e kampionateve prestigjioze, që prej Australin Open-it të e vitit të kaluar.

A e dinit se…?

Tashmë 39 vjeç, Serena Williams bëhet lojtarja më e vjetër pas Billie Jean King në Wimbledon të 1983-shit, që arrin në gjysmë-finalen e një Grand Slam-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore