Lajme

Australia heton kazinotë për pastrim parash


Australia ka ndërmarrë një hetim të zgjeruar mbi kazinotë e vendit. Kështu të gjithë pronarët e kazinove kryesore janë nën hetim zyrtar për pastrim të mundshëm parash.

Crown Resorts, Star Entertainment Group, SkyCity Entertainment Group dhe Banka Kombëtare e Australisë janë të përfshira të gjitha në hetim.

Rregullatori kundër pastrimit të parave është në ndjekje të hetimit.

Crown po hetohet për kazinonë e saj në Melburn. Nga sot e në vazhdim dhe kazinoja e saj në Perth do të mbikëqyret.

Kompania nuk mundi të hapte një kazino të sapopërfunduar. Kazinoja, e sapondërtuar në Sidnei, e cila kushtoi 2.2 miliardë dollarë, është konsideruar e papërshtatshme për të mbajtur një licencë lojërash.

Crown ka ndërtuar një rrjet marrëdhëniesh tregtare me individë të inkriminuar me grupe kriminale në kazinotë e qyteteve të tjera australiane.

Crown nuk është emër i ri për Grupet Hetimore, pasi është ndjekur për vite me radhë. Akuzat kanë qenë: veprimtari e paligjshme, duke përfshirë pastrimin e parave dhe kumarxhinjtë kinezë, të cilët kishin lidhje me grupet e krimit të organizuar.

Star Entertainment Group, i cili drejton kazinonë e vetme të Sidneit, po ashtu po hetohet për shkelje të dyshuara të kujdesit ndaj klientit.

SkyCity, me bazë në Zelandën e Re, e cila drejton një kazino në Australi, tha se rregullatori po heton operacionin e saj “Adelaide” për mungesat e mundshme në menaxhimin e klientëve të identifikuar, si “me rrezik të lartë dhe të ekspozuar politikisht”.

Australia ka dëshmuar dënime rekord në vitet e fundit për akuzat e pastrimit të parave.

Në shtator të vitit të kaluar, Banka Australiane Westpac u gjobit me 1.3 miliardë dollarë për shkeljen më të madhe të ligjeve për pastrimin e parave.

Marrë dhe përshtatur nga BBC për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore