Lajme

Australia heq ndalimet kufitare ndërkombëtare nga muaji nëntor


Autoritetet australiane do të heqin ndalimet kufitare ndërkombëtare duke i dhënë dritën jeshile fluturimeve që nga muaji nëntor.

Kryeministri australian, Scott Morrison ka njoftuar kuadrin e ri që shtetet do të duhet të implementojnë para se të bien dakord për rihapjen e udhëtimeve ndërkombëtare.

Morrison tha se Australia po shkonte drejt Fazës C të planit të saj të rihapjes dhe do ta arrinte këtë qëllim muajin tjetër.

Kohë, kur kombi të ketë 80 përqind të popullsisë së tij të vaksinuar me dy doza.

Një numër pengesash duhet të zgjidhen para se fluturimet ndërkombëtare të rifillojnë përsëri.

Sinovac dhe Covid Shield – që të dyja janë përdorur gjerësisht në Azi – do të njihen nga autoritetet e shëndetësisë australiane.

Karantina katërmbëdhjetë ditore do të jetë ende në fuqi për këdo që nuk është vaksinuar plotësisht.

Kryeministri tha se Australia po punonte gjithashtu drejt udhëtimit plotësisht pa karantinë për vende të caktuara siç është Zelanda e Re.

Morrison njoftoi fillimisht mbylljen e kufirit – më 20 mars të vitit 2020 – për të gjithë ata që nuk ishin shtetas dhe jorezidentë në Australi.

Rregullat e reja për udhëtarët ndërkombëtarë do të lejojnë udhëtimin për australianët e vaksinuar me dy doza dhe teste COVID para fluturimit.

Ministri asutralian i Financave Simon Birmigham tha se do të kishte një rihapje “të kujdesshme dhe të inskenuar” të kufijve ndërkombëtarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore